• |
ide | kryesore

Faktet/ Si doli Tahiri nga lavazhi i Top Story-t?

Arkiva, Kryesore, Lajme



 

Me siguri që ish ministri i Brendëshëm Saimir Tahiri, përpos mëkateve të tij ka vuajtur në imazhin publik edhe si pasojë e arrogancës së postit që mbante edhe si pasojë e faktit se qe drejtuesi më jetëgjatë i atij dikasteri enigmatik, ku përgjoheshin qytetarët edhe si pasojë e mendësisë së një qeverie që burgoste fukarenjtë dhe nuk dënonte trafikantët.

Por, sot, emisioni Top Story ishte konceptuar si një retushim total i këtij imazhi. Nga njeriu që mund të ngjallte urrejtje, nga bashkëpuntori i mundshëm i trafikantëve, ai skicoi portretin e një viktime që ngjall empathi. Natyrisht me ndihmën e gazetarit Sokol Balla.

Ai e kishte zhvendosur emisionin nga studioja e zakonshme në shtëpinë e ish ministrit. Pjesa e parë dhe sentimentale e bisedës u zhvillua në tavolinën e kuzhinës së familjes Tahiri, aty ku gatuan e shoqja dhe ha mëngjesin i biri. Gazetari skicoi një njeri të përgjuar, të braktisur nga miqtë, të tradhëtuar nga kolegët, të hedhur poshtë nga Rama që e quajti një zhgënjim.

Po në këtë linjë vetë Tahiri shtoi se ai është i vetmi politikan i demokracisë (megjithëse të tjerëve u janë kapur makinat dhe shoferët me drogë) të cilit i është bastisur shtëpia nga prokurorët dhe policët.

E gjithë kjo melodramë zgjati në 2/3 e emisionit një orësh.

Pjesës që Balla e quajti të fortë, pra saj të dosjes penale, iu lanë vetëm 18 minuta.

Por, kushdo që priti që aty të kuptonte të vërtetën me siguri që ka mbetur i zhgënjyer. Tahirit në këtë pjesë nuk iu bënë pyetjet themelore. Psh: si shpjegohet që Habilajt hetoheshin prej 4 vitesh në Itali dhe nuk u hetuan, por kishin të gjitha dyert e hapura në Shqipëri?

Si ka mundësi që Tahiri pretendon se nuk kishte lidhje me këta kushërinj të largët dhe përsëri ia merrte veturën sa herë të donte? A i ndodh ndonjërit prej nesh të marrë te njerez që si njeh makinën e shitur prej kohësh? A tregon kjo se edhe nëse nuk e dinte që ishin trafikantë, siç pretendon, Tahiri ka qenë shumë i afërt me kushërinjtë trafikantë?

Por, në vend që të diskutioheshin këto pyetje kyçe, Tahiri u la të gënjente (pa ndërhyrje nga gazetari) kur tha se denoncuesi i tij ishte dënuar nga gjykata e krimeve të rënda. Jo nuk është e vërtetë. Kundër Zaganit nuk ka asnjë vendim dënimi nga kjo gjykatë. Tahiri u la të mashtronte kur tha se Zagani e fitoi azilin politik në kurriz të tij. Pyetja normale pas këtij pohimi do të qe: Po pse vallë edhe shteti zvicerian qenkësh pjesë e komplotit kundër ish ministrit socialist?  

Në vend të këtyre ndërhyrjeve e vetmja gjë ku Sokol Balla insistoi ishte fakti nëse Tahiri kishte udhëtuar ndonjëherë në veturë me Habilajt. Pra ai e bëri të përsërisë dy herë, pikën më të fortë që Tahiri kishte dhe me të cilën doli fitues edhe ndaj prokurorëve në komisionin parlamentar.

Pra e gjithë mizanskena një orëshe ishte një farsë patetiko-gënjeshtare – emocionale për të shplarë Tahirin.

E vetmja pyteje që mbetet pas kësaj është: cili qe çmimi i këtij operacioni transformimi imazhi?

A i duhej vërtet njeriut të akuzuar për bashkëpunim me trafikantët e drogës, kjo shfaqe që nuk i jep përgjigje asnjërës prej pyetjeve që njerëzit që janë para ekranit qarkullojnë nëpër mend?

©Lapsi.al



13 Comments

  1. Oh c u gajasem. Thiatro vajti kjo pune. Harruat te nenvizonit qe Sajmja ju shiti mend shqiptareve me shtepine e tij plot luks. Col Palla mund ta pyeste me cfare parash e kishte blere dhe arreduar shtepine: me leket e rroges apo te Habilajve

  2. Qorr Balla shkon te Saje Qorri. Solidaritet te verberish si per te vertetuar ate shprehjen – “Korbi korbit ,s’ja nxjerr syte”!

  3. Keta gjeten shesh bejn pershesh, populli hane çorben e tyre per dekada, kur shoqeria e ketij vendi respekton hajdutin, vrasesin, kontrabandistin etj etj çte keqe ka te qeverisen siç e meritojne. Pa buke duartrokasi, pa uje grumbullohen rreth partise, pa drita ju bane partia, pa rruge ece partia, pa drejtesi kane hajnat, pa liri kane te fortet keto ju mjafton njerezeve qe te shohim mediat qe ju sherbej ketij soj surullupi.

  4. Sokol Balla nuk eshte viktime as e Top Ch e as e Erion Velise. Sokol Balla eshte viktime e perversitetit te vete, semundjes se vete . Pas daljes se videos ku masturbonte live ndyre e pis e pas ndarjes nga tre gra e tre martesa, ishte burri i vetem ne media qe mund perdorej mbare e mbrapsht e thelle nga Dyshja Fuga Veliaj. Keshtu qe ai nuk ka fare cfare te beje pervec te te laje shplaje Tahirin e cdo qenie rilindase sepse eshte betuar per kete. Nuk ka zgjidhje tjeter per te mbijetuar. Harron qe mend do mbahet vetem per ate video . Ne profesion eshte si i shumti mes te shumteve. Kjo per te kuptuar edhe ne cfare medie puno.n Asnje institucion ne bote , e sidomos mediatik, nuk do nxirrte ne ekran fytyren e nje gjyhnaqari te tille pas skandalit sikurse asnje sponsor serioz nuk do nxirte logon e vet bashke me fytyren e sokol balles. Te pakten keshtu funksionon ne boten e qyteteruar e ne insitucione me integritet. Po TCH , cte thuash per tch. I iku dhe ikona e fundit e mbetur e gazetarise., Elona Meco. Topi i gjore eshte ne duart e nje grupi hienash rilindje dhe ca grave ditezeza pa shkolle.

  5. I sherbente Sokol Palles qe ti kthente borxhin Edvinit, shefit te madh … Kur ka budallenj qe duan te genjehen, mire bejne. Gjejne shesh e bejne pershesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *