• |
ide | kryesore

Fevziu tregon mbledhjen ku Visho Ajazi e vuri me shpatulla për muri qeverinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Visho Ajazi duhet të kishte ditën që sot të qe krenar. Ai e ka denoncuar kupolën drejtuese të policisë për lidhje me trafikantët e Kanabisit. Kështu ka thënë pak a shumë në një shkrim në Opinion.al gazetari Blendi Fevziu. Ai ka treguar edhe atë që ndodhi në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare thirrur nga Presidenti më 3 nëntor 2016. “Shërbimi informativ ishte i pari që kishte ngritur alarmin për kanabisin. Ai kishte hartuar zyrtarisht një raport për implikimin e oficerëve të policisë në trafikun e narkotikëve. Një raport i cili u bë bazë për nisjen e një çështjeje penale nga Prokuroria ndaj drejtuesve të policisë në qarqe.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare thirrur nga Presidenti më 3 nëntor 2016, Visho Ajazi ka qenë më denoncuesi. Ai ka thënë një fakt që deri më sot nuk është bërë publik. Nga burime tonat ai ka deklaruar atje se shërbimi sekret ka dhënë alarmin për futjen thuajse legale, por edhe ilegale në Shqipëri të farës së kanabisit. Po në atë mbledhje ai ka deklaruar se në Shqipëri janë futur 7 milion fara kanabisi dhe se askush nuk ka reaguar për këtë. Bllokimi i Kanabisit duhej të niste nga bllokimi i farës që e prodhon” shkruan Fevziu duke e lënë të hapur pikpyetjen enigmë të largimit të shefit të SHISH.

©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *