• |
ide | kryesore

Flamur Noka paralajmëron: Do ndërmarrim aksion politik ndaj qeverisë, nuk djegim Shqipërinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Duket se opozita do të nisë aksionin e saj opozitar, pas ngjarjve që kanë ndodhur ditët e fundit. Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ai i cili pasi braktisi punimet e Komisionit të Sigurisë, nga ambientet e jashtme të Kuvendit theksoi se opozita do të ndërmarrë aksionin e saj opozitar.

Ndonëse nuk dha detaje rreth faktit se si do të bëhet ky aksion, Noka theksoi se opozita sot është ndryshe nga ajo e para 5 viteve, pasi nuk e djeg Shqipërinë.

Duke futur kokën në rënë, leckat i ka jashtë. Nuk mund ta mbrojë këtë fasadë. Opozita do ndërmarrë aksion politik ndaj kësaj qeverie kriminale. Kemi platformën tonë. Një qeveri që lufton mafian, krimin dhe të garantojë zgjedhje të lira. Me këtë qeveri nuk pranojmë që të ecim në normalitet. Ne jemi ndryshe nga opozita e para 5 viteve, pasi nuk djegim Shqipërinë. Këto janë hapat e parë të një reagimi që do të bëhet më i detajuar aksioni opozitar”, – tha Noka.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *