• |
ide | kryesore

FOTO/ Brenda shtëpisë së Saimir Tahirit pas kontrollit të prokurorëve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka hapur shtëpinë për gazetarin Sokol Balla pas kontrollit të bërë në të pak ditë më parë nga prokurorët e Krimeve të Rënda që po hetojnë dosjen “Habilaj”. Nga ajo pak që transmetuan kamerat e TCH vihej re eleganca dhe stili modern në arredimin e shtëpisë që ndodhet në një rezidencë në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë.
Tahiri tha se ishte një traumë për familjen kontrolli nga policia i shtëpisë duke pranuar se e kishte nënvlerësuar këtë fakt më parë kur vetë ishte ministër. Deputeti i larguar nga grupi parlamentar i PS-së tha se nuk e konsideronte një “gjyq politik” përjashtimin. “Unë nuk e pashë ashtu. Unë nuk do ta pranoja që nëse ndonjë nga familja ime politike të më bënte një gjyq politik” – tha Tahiri. I pyetur si ndihej tashmë që ishte nën survejim ai tha se nuk i interesonte.
“Nuk më shqetëson fare. Mund të më përgjojnë sa të duan. Mund të më vënë njerëz sa të duan. Nuk kam asnjë stres për këtë. Nuk shqetësohem fare për këtë” – tha Tahiri.©LAPSI.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *