• |
ide | kryesore

Luan Rama për radarët: Propozova seanca dëgjimore me Çakon, drejtorin e SHISH dhe shefin e ushtrisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Luan Rama e ka quajtur të pavlerë qëndrimin e tij në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë. Zv/kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama,Në dalje të godinës së Kryesisë së Kuvendit, Rama tha se kjo është një çështje që prek sigurinë kombëtare, dhe prandaj propozoi një cikël seancash dëgjimore me drejtorin e përgjithshëm të Policisë Shtetit, drejtorin e SHISH dhe shefin e ushtrisë.

Por kjo kërkesë e zv/kryetarit të LSI-së është kundërshtuar nga kryetarja e këtij komisioni, Ermonela Felaj.

Propozova në rend dite, cikël seancash dëgjimore me drejtorin e përgjithshëm të Policisë Shtetit, meqë është i pari që e ka denoncuar këtë problem, drejtorin e SHISH dhe shefin e ushtrisë. Për rëndësinë që merr si çështje për sigurinë kombëtare në monitorimin e hapësirës detare. Qëndrimi kundër propozimit tim dëshmon papërgjeshmërinë, mungesë vullneti nga ana e shumicës, por ka nga ata që janë të interesuar të kontrolli civil mbi forcat e armatosura. Kur ka mungesë angazhimi për të garantuar transparencën dhe në kushtet kur mungesa e vullnetit të shumicës është bërë evidente të qëndroje në atë komision ishte e pavlefshme. LSI e vendosur në çdo hap të angazhimit për të zbardhur të vërtetën e mosfunksionimit të radarëve që janë fikur apo që janë komanduar nga grupet e trafikantëve të drogës,” – tha Luan Rama.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *