• |
ide | kryesore

Mesazhi i kriptuar i Tahirit: Shpresoj të mos zhgënjehem nga Rama

Arkiva, Lajme, Të fundit



Saimir Tahiri u shpreh se shpreson të mos zhgënjehet nga kryeministri Edi Rama. Kjo është një frazë e ngjashme me atë të Ramës për Tahirin, një javë më parë kur mbajti një fjalë për ish-ministrin e tij para grupit parlamentar. Në një fjalim ku herë mbronte Tahirin e herë e ‘shiste atë, Rama zbuloi se kishte investuar shumë tek Tahiri dhe gjëja e fundit që priste ishte që të zhgënjehej nga ai, nëse akuzat e prokurorisë vërtetoheshin. Sot, në një intervistë nga shtëpia e tij për “Top Story”, Tahiri duket se i ktheu reston Ramës, duke thënë se shpreson të mos zhgënjehet nga ai. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *