Me nisjen e analizës për humbjen e PD-së në zgjedhje, sot pati debate të forta në mbledhjen e kryesisë së partisë në degën e Durrësit.
Mësohet se debatet u ndezën pas një deklarate të Oerd Bylykbashit, kreut të PD-së Durrës, i cili theksoi se demokratë janë vetëm ata që kanë votuar kryetarin, pra Bashën.
Bylykbashi u shpreh se PD-ja e Durrësit ka mbajtur shënim të gjithë ata që morën pjesë në rizgjedhjen e Lulzim Bashës kryetar të partisë.
“Ata janë demokratë të vërtetë”, – ka theksuar Bylykbashi, shkruan cityneës.
Zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit regjistruan rezultatin më të ulët që ka marrë Partia Demokratike në Durrës, në 27 vite pluralizëm. ©LAPSI.AL
Mos u zini mor te uruar ,se rama dhe rilindja do talli bolet me ju po u dobesuat.