• |
ide | kryesore

Si u akuzua Visho Ajazi Lika se përgjoi Ramën, Metën, Bashën dhe Tahirin në vitin 2013

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i SHISH e ka paraqitur qysh të premten dorëheqjen e tij tek presidenti Meta, ndërsa vetëm sot bëhet public ky fakt, ndërkohë që në vend të tij është emëruar nga Rama, Helidon Bendo. Pikërisht kjo ka qenë edhe arsyeja e takimit mes Ramës dhe Metës paraditen e sotme në presidencë. Tashmë ish-kreu i SHISH, Visho Lika ka drejtuar për 5 vjet këtë institucion, qysh prej vitit 2012 kur u emërua nga Sali Berisha.

Visho Ajazi Likën e kanë shoqëruar disa ngjarje të bujshme gjatë 5 viteve që ai ka qenë në krye të SHISH.

Në vitin 2013 Komisioni i Sigurisë zbuloi se Visho Ajazi Lika kishte përgjuar një numër të madh politikanësh dhe 25 deputetë të mazhorancës. Në mesin e emrave të përgjuar ishin Edi Rama dhe Ilir Meta. Po ashtu edhe Saimir Tahiri, Erion Veliaj, Vangjel Dule, Tom Doshi, Ben Blushi, Taulant Balla etj. Ndërsa nga ana e PD, veç Lulzim Bashës, të përgjuar figuronin edhe Astrit Patozi, Ilir Rusmali dhe Sokol Olldashi. Për këtë rast Komisioni i Sigurisë, ngriti një komision hetimor, por nuk u arrit në asnjë rezultat konkret apo përfundim.

Një vit më vonë, sërish Komisioni i Sigurisë e thirri Likën për të raportuar në lidhje me certifikatën e sigurisë të skaduar, ndërkohë që ligji e percakton si diçka të detyrueshme kur bëhet fjalë për dokumenta të sekretit shtetëror.

Nuk kanë munguar as akuzat ndaj si një person që mbushti institucionin e SHISH me agjentë të ish-SHIK të Bashkim Gazidedes, gjë të cilën e ka pranuar edhe vetë Lika në një raportim në komisionin e Sigurisë në vitin 2014.  



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *