• |
ide | kryesore

Vangjeli: Pse dha dorëheqjen Visho Ajazi dhe pse këtë e dinte vetëm Edi Rama

Arkiva, Lajme, Të fundit

Lorenc Vangjeli deklaroi se Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen nga drejtimi i SHISH-it pasi ka konkuruar për një pozicion në NATO.

Sipas Vangjelit, bëhet fjalë për një detyrë rangu ndërkombëtar në Bruksel. Analisti u shpreh se ky është një hap në karrierë që ka vendosur të ndërmarrë Ajazi prej 4-5 muajsh, dhe në dijeni ka qenë vetëm Edi Rama.


“Visho Ajazi ka konkuruar për një detyrë në NATO. Është detyrë në rang ndërkombëtar në Bruksel.

Këtë gjë e ka bërë prej 4-5 muajsh. Kjo lëvizje e Ajazi është ndërmarrë me dakortësinë e Ramës, që ishte edhe i vetmi që e dinte këtë gjë.” – u shpreh Vangjeli në “Opinion”. ©LAPSI.AL 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu