• |
ide | kryesore

Zgjedhjet lokale në Mal të Zi, partitë shqiptare formojnë koalicion

Arkiva, Lajme, Të fundit



Partitë shqiptare të Malit të Zi nënshkruan një koalicion për zgjedhjet lokale të 26 nëntorit.

Marrëveshja e koalicionit është nënshkruar nga “Alternativa Shqiptare”, “Unioni Demokratik Shqiptar”, “Lidhja Demokratike Shqiptare” dhe “Forumi Demokratik për Integrim”.

Ky koalicion ka për qëllim maksimalizimine rezultatit të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi. Në fokus është Treva e Malësisë.

Në marrëveshje thuhet se “mbi këtë bazë, në dakordësi e bashkëpunim do të ndërtohen listat dhe koalicionet parazgjedhore”.

Partitë politike shqiptare ftuan të gjithë faktorët politikë dhe shoqërorë, OJQ, intelektualë e të tjerë, që të dalin kudo me një zë të përbashkët në mbështetje të kandidatëve shqiptarë. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *