• |
ide | kryesore

Aksident me vdekje në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Policia njofton se ngjarja ndodhi ditën e sotme në rrugën ‘Nënë Tereza’. Automjeti me targa AA727OE me drejtues shtetasin I. D., rreth 23 vjeç është përplasur me mjetin tip motor me drejtues shtetasin Xh. H., rreth 67 vjeç.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit tip motorr, shtetasi Xh. H., rreth 67 vjeç ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit me targë AA727OE, shtetasi I. D., ndodhet në vendngjarje.

Po kryhen veprimet e mëtejshme nga ana e Policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *