• |
ide | kryesore

Basha i tregon OSBE-së përgjimet e Habilajve: Paratë e drogës blenë votën!

Arkiva, Lajme, Të fundit
1-Foto te shefit te kufirit te Dhermiut, Sokol Bode me kusheririn e Ministrit, Moisi Habilaj, personi qe ndan makinen AA003 GB me Tahirin.jpg



Bisedat e përgjuara të Moisi Habilajt, ku flitet për fitimet e Saimir Tahirit nga trafiku i drogës dhe se si ai i përdor këto para për zgjedhje janë prova që opozita ia ka vënë para OSBE-ODHIR.
Në pritjen me kreun e delegacionit, Peter Tejler, Lulzim Basha foli për përgjimet e Antimafias italiane, që sipas tij “konfirmojnë se roli i krimit dhe parave të drogës në shitblerjen e votës dhe kërcënimin e votuesve, përbën problemin më të madh të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira në vend”.
Në përgjimet e Habilajve, Saimir Tahiri përmendet në disa raste. Një herë kur trafikantët krahasojnë pasuritë me ish ministrin e Brendshëm. Në këtë bisedë del që për fushatën e PS-së nuk mjaftojnë as 20 milion euro. Në një bisedë tjetër, Moisi Habilaj flet për dhuratat që ka blerë për familjarët e Tahirit, më konkretisht për bashkëshorten dhe nënën e tij.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *