Sali Berisha postoi në Facebook një tjetër denoncim, sipas të cilit, Presidenti i klubit të Partizanit, Gaz Demi, është takuar me kreun aktual të qeverisë Edi Rama.
Berisha shkruan se Demi shkoi tek Rama me porosi të Tahirit. Ish-kryeministri shkruan se biseda e tyre mbetet e errët.
“Gaz Demi vazhdon ndermjetesimin midis Sajmir Tahirit dhe Edvinit!,
Punonjesi dixhital informon se sot ne zyren e tij, Edvini pati nje takim me Gaz Demin, ndermjetesin famoz, me te cilin Saimir Tahiri kercenoi naten e Opinionit Ramen per publikimim, ne rast se do ta leshonte, te 5 dosjeve kunder tij dhe narko-pushtetareve te tjere.
Por, ne rast se dihet se Gazi sot ishte perseri i derguari i Saimirit, biseda e zgjatur e tij me Ramen mbetet e erret! Sb” – shkruan Berisha. ©LAPSI.AL