• |
ide | kryesore

Dalin pamjet e Moisi Habilajt, kushëriri i Saimir Tahirit me pranga në duar në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit

Pavarësisht përgjimeve që italianët kanë kryer, tonelatave me hashash dhe armëve të sekuestruara, Moisi Habilaj mohon të gjitha akuzat në Itali. Ai u paraqit mëngjesin e të martës në ambjentet e Gjykatës së Rivlerësimit të Katanias për ankimim. Top Channel publikoi pamjet e kushëririt të Saimir Tahirit, me pranga në duar, ndërsa ecën në korridoret e gjykatës, i shoqëruar nga karabinierët.



6 të arrestuarit e “Grupit Habilaj” nuk i pranojnë akuzat për trafik ndërkombëtar të drogës.
Prokuroria e Katanias njoftoi arrestimin në Shqipëri të Nezar Seitit. Bien ë sy që italianët i dërguan materialet direkt në Prokurorinë e Përgjithshme shqiptare për arrestimin e Nezar seitit, duke treguar edhe njëherë mosbesimin tek Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit. Në bazë të këtyre informacioneve u kap një sasi prej 4 tonësh hashash në Babicë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.