• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Krahu i djathtë i Habilajve në pranga përpara Guardia di Finanza

Arkiva, Lajme, Të fundit



Guardia di Finanza në Itali publikon pamjet e arrestimit të Armand Kocerrit i konsideruar si “krahu i djathtë” i Habilajve në Vlorë. Gjatë operacionit të zhvilluar rreth 2 javë më parë në Babicë të Vlorës në banesën e tij u gjetën rreth 4 ton kanabis sativa. Në videon e mëposhtme Kocerri qëndron i prangosur në prani të policisë shqiptare dhe Guardia di Finanza italiane në Komisariatin e Vlorës.
Sipas medieve italiane të hënën kanë mbërritur në Tiranë një grup hetuesish të Guardia di Finanza të cilët kanë sjellë me vete edhe dosjen e Nezar Seitit një prej emrave më të përmendur në përgjimet e bëra nga prokuroria e Katanias për bandën e “Habilajve”. Për Seitin gjykata ka dhënë vetëm 20 ditë afat që autoritetet italiane të sjellin dosjen me qëllim ekstradimin e tij drejt vendit fqinj në kuadër të operacionit “Rosa dei venti”.
Kjo organizatë shqiptare drejtohej nga Moisi Habilaj i cili kishte si bashkëpunëtorë të afërt Maridian Sulaj 29 vjeç e Fatmir Minaj 55 vjec, edhe këta të arrestuar në Ragusano në 14 tetor. Në pranga janë vënë gjithsej 11 persona për të cilët gjykata dha këtë të martë masën e arrestit me burg. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *