• |
ide | kryesore

“Familja u stresua” Zagani i kthehet Saimir Tahirit: Po fëmijët e mi, kur më çove 20 veta?

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një përpjekje për ta prishur imazhin që krijoi dosja e përgjimeve, si kushëriri i Habilajve që garanton trafikun e drogës, Saimir Tahiri hapi dyert e shtëpisë për Top Channel dhe tregoi sa keq u ndje familja e tij nga kontrolli i banesës.

Intervistën e dëgjoi edhe Dritan Zagani, ish Oficeri i Antidrogës që jeton në azil. Atij i është kujtuar kontrolli që i bënë shtëpisë së tij dhe reagimi i fëmijëve të tij.  

“Tahirua na qenka ndjer keq kur i ben kontroll policia..edhe pse e njoftuan nje jave para…edhe pse e morën ne cel qe prit se erdhem…edhe pse ne fund fare i shkuan per kontroll diten per diell dhe me pranine e gjith shtypit…prap ky zotria e tije na qenka ndjere keq dhe se familja e tije e paska perjetu shum rende….!
Mahhh…ore njeri me shume maska qe njehere je luan e njehere lepur…po ti pyete njëherë veten tende, ose sejmenet e tu qe mua mi dergove ne ora 01.00 pas mes nate si lukuni hienash 20 veta per kontroll banese,,,,, a mendon ndopak si u ndjenë femijet e mi ne ate ore te nates me ate qe ti gatove per ta …” shkruan Zagani në Facebook.

Ish oficeri i Antidrogës ishte i pari që denoncoi lidhjet e Saimir Tahirit me trafikantët e drogës, përmes makinës së tij Audi me targa AA 003 GB.

 



2 Comments

  1. tahiri per nji gram kokain pranon si rama edhe ne goj ta dhin.e pat me meten i kerkoi bllokun morri ngjalen e lalzit,thuhet por ne fakt meta i kishte sjell permes bamit kokain te paster kolumbiane.-harroi rama se e quajti kokpalare e bastard.

  2. Vetem me ate qe hoqi Familja Zaganit, Pjerini nuk duhet te flasi me per Policine. Trupen e Policise e ben pis nje sahanlepires si Pjerini. Duhej te ishte i vetmi deputet qe te votonte pro arrestimit te Tahirit, te shkepuste perfundimisht politiken nga Policia, por Pjerini rrembythje ka qene, rrembythje do ngelet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *