• |
ide | kryesore

I nxjerr pistoletën kryetarit të Bashkisë: Jep leje ndërtimi ose 300 mijë euro!

Arkiva



Rajan Tafani u arrestua nga policia pas denoncimit të kryetarit të Bashkisë së Belshit në polici. Dyshohet se Rajan Tafani kërcënoi me jetë kryetarin e Bashkisë, Arif Tafanin, pasi bashkia i prishi lokalin që ishte pronë e tij, pranë liqenit të Belshit.
I arrestuari ka pasur një pistoletë me të cilën kërcënoi të vriste kryetarin e Bashkisë, duke i vënë si kusht për jetën, një leje ndërtimi ose 300 mijë euro dëmshpërblim për lokalin e prishur. Pas kërcënimit, Arif Tafani iu drejtua policinë, që arrestoi autorin e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *