• |
ide | kryesore

Kërcënohet me armë kryebashkiaku, “Më jep 300 mijë euro ose të vrava”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Bashkisë së Belshit, Arif Tafani, u kërcënua me armë mesditën e sotme.

Sipas burimeve zyrtare, 31-vjeçari Rajan Qamil Tafani, banues në Belsh, i ka zënë pritë në një kthesë kryebashkiakut dhe i ka vënë pistoletën në ije.

 “Nuk ke më jetë po nuk më dhe 300.000 euro brenda një muaji. Më ke prishur lokalim buzë liqenit dhe kjo do paguhet me kokën tënde. Që të shpëtosh kokën do më paguash eurot dhe do më japësh një shesh ndërtimi te bashkia e re,” është shprehur agresori gjatë sulmit.

Nga ana tjetër vetë kreu i Bashkisë i është përgjigjur:

“Nuk të kam cënuar askund. Për cdo gjë kam zbatuar ligjin. Shembja e ndërtimit të paligjshëm në Belsh në kuadër të rijetëzimit te sheshit kryesor të Belshit”.

Ngjarja ndodhi sot në mesditë pak pas orës 12:00 në vendin e quajtur Pekisht te Puset e Naftës.

Kryebashkiaku Arif Tafani ka bërë denoncimi ne polici. Kanosësi është vëllai i ish-kandidatit të pavarur për kryetar bashkie në Belsh, Besjon Tafani.



2 Comments

  1. Ky shkerdhata prishi gjithe atoi ndertime me leje e pa leje ne Belsh e ja njerezit pa buke. Pse nuk thote kujt i dha leje ndertimi legeni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *