• |
ide | kryesore

Komisioni për reformën zgjedhore mblidhet javën e ardhshme, mazhoranca nuk pranon asnjë parakusht

Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhore i miratuar me konsensusin e opozitës dhe mazhorancës pritet të mblidhet javën e ardhshme.

Bashkë kryetari i i PS-së në komisionin e Reformës Zgjedhore, Bledi Çuçi, u shpreh se komisioni pritet të mblidhet shumë shpejt.

Ai tha se vonesat u shkaktuan për çështjen Tahiri dhe disa problematika logjistike.

“Kishte edhe disa probleme logjistike qe i zgjidhem. Disa kohe, shpërqendrim vëmendjeje na e mori edhe çeshtja “Tahiri” por tani besoj se jemi gati dhe shpresoj se do te nis shume shpejt”, tha Cuci në një intervistë për Tema Tv.

Çuçi u shpreh se nuk pranon asnjë parakusht, por u shpreh i gatshëm për implementimin e teknologjisë në zgjedhje deri në momentin që nuk cenon sigurinë.

“Përdorimi i teknologjisë ti shërbej qëllimit pra përmirësimit te procesit dhe jo te na krijoje probleme shtese me administrimin e zgjedhjeve. Pra do e shohim me përparësi përdorimin e teknologjisë për te përmirësuar procesin zgjedhor”

Ndërsa nga ana e tyre si mazhorancë bashkëkryetari u shpreh se do të adresojë rekomandimet e OSBE-së dhe në zgjedhjet e ardhshme të bëhet e mundur votimi i emigrantëve

“Gjeja e pare qe do te bëjmë është qe te adresojmë rekomandimet qe ka dhëne OSBE/ODHIR. Por edhe siç e kemi bere publike qe duhet te shohim patjetër mundësinë qe ne zgjedhjet e ardhshme te votojnë edhe emigrantet qe jetojnë jashtë Shqipërisë’’



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *