• |
ide | kryesore

Përplasje të forta me policinë. Nis prishja e banesave në Himarë (Video)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka nisur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte prishja e banesave në Himarë, në kuadër të rikualifikimit urban të shëtitores përgjatë bregdetit.

Deri tani mësohet se janë shembur tetë objekte banimi. Forca të shumta policore shoqërojnë aksionin, kjo për shkak të kundërshtimit nga ana e banorëve të zonës.

Ky aksion ka sjellë sërish përplasje mes policisë dhe banorëve të cilët refuzojnë prishjen e objekteve të tyre.

Kohë pas kohe ka pasur takimi mes banorëve, pushtetit vendor dhe të dërguarve të qeverisë, por sërish nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *