• |
ide | kryesore

Puigdemont flet nga Brukseli: Nuk i fshihemi drejtësisë, Europa t’i japë fund ‘tërbimit’ të Madridit

Arkiva, Planet



Zërave se liderët katalanas janë ‘arratisur’ në Bruksel për azil politik i dha fund ish-presidenti rajonal Carles Puigdemont.

Puigdemont, i stacionuar në Bruksel, dha një deklaratë për mediat ku theksoi se askush nuk po përpiqet t’i ikë drejtësisë. Sipas ish-presidentit katalanas, ata po mundohen të flasin lirisht, nga kryeqyteti belg.

 “Nuk kemi ardhur në Bruksel për të kërkuar azil politik. Nuk po përpiqemi t’i ikim drejtësisë, por të kemi mundësinë të flasim lirisht. Jemi të gatshëm të shkojmë në burg për 30 vjet, por me një proces të rregullt” – u shpreh Puigdemont.

Kujtojmë se prokuroria spanjolle ngriti ditën e djeshme akuzën ndaj Puigdemont për rebelim, për të cilën burgosesh deri në 30 vite.

Ish-presidenti katalans i kërkoi Europës të reagojë, pasi në këtë mes është populli katalanas që po paguan represionin nga pushteti i Madridit.

Puigdemont pranoi nga Brukseli se do të kthehet në Spanjë vetëm kur të ketë garanci dhe theksoi se do të njohë zgjedhjet e jashtëzakonshme që ka thirrur kryeministri Mariano Rahoi.

Kryeministri Rahoi caktoi datën 21 dhjetor për zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke ia lënë përkohësisht drejtimin e Katalonjës zëvendëses së tij, de Santamaria. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *