• |
ide | kryesore

Qeveria greke reagon për prishjen e ndërtimeve në Himarë: Po ndjekim me vëmendje situatën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria greke duket se ka ulur tonet ndaj qeverisë shqiptaret në reagimin e sotëm për prishjen e ndërtimeve në Himarë. Zëdhënësi Dimitris Tzanakopulos nuk ka dalë enkas për cështjen e prishjes së ndërtimeve në Himarë, por është pyetur nga gazetarët gjatë një takimi me ta.

Ai tha se Athina “po ndjek me shumë vëmendje zhvillimet dhe qeveria greke punon për mbrojtjen e të drejtave njerëzore, por edhe të drejtës së pronës të minoritetit grek në Shqipëri. Përndryshe, iniciativat që merr ministria e jashtme greke për mbrojtjen e këtyre të drejtave janë të vazhdueshme”.

Ndërkohë më herët gjatë ditës një qëndrim më të ashpër ka mbajtur opozita greke. Partia më e madhe, Demokracia e Re, kërkonte nga qeveria shqiptare t’i ndërpriste menjëherë veprimet në Himarë.

Aksioni për prishjen e ndërtimeve në Himarë ka nisur sot në mëngjes. IKMT mbështetej edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.



1 Comment

  1. Vetem per qendresen ne lidhje me politikat Greke kunder Shqiperise dua qe Rama te rri edhe nja 4 vjet. Asnje politikan tjeter nuk i ka qendruar kaq vendosmerisht perzierjes dhe presionit te paturpshem Grek ne punet e brendeshme te Shqiperise si Ed Rama. Jo per gje por Rama po shemb banesa anembane Shqiperise kurse per ato qe hiqen si Greke ne Himare qenka abuzim i minoriteteve. Le po na dalin ne “proteste” me ate palo flamur idiot si breket e palacove te cirkut vija vija.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *