Blerina Gjylameti zëvendësoi Saimir Tahirin si kryetare e Partisë Socialiste të Tiranës. Elisa Spiropali zëvendësoi ish-ministrin si koordinator i bashkëqeverisjes së qeverisë me qytetarët.
Vendimin e kryesisë së Partisë Socialiste të mbrëmjes së sotme e komunikoi për mediat kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Saimir Tahiri u zhvesh nga postet drejtuese në PS javën e kaluar. Njoftimin e bëri Edi Rama para grupit të tij parlamentar, vendim ky që u mor, sipas tij, për t’i hapur rrugë hetimit ndaj tij për përfshirjen në dosjen “Habilaj”. ©LAPSI.AL
Mire e ka mendu Rama. Vetem grate mund te bejne punen e Tahirit…
Dy debilet! I ka qejf Rama debilet! Cudi nuk eshte! Debili merret vesh me debilet