• |
ide | kryesore

Foto/ Shkrumbohet automjeti në Vlorë, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një automjet është shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Vlorës. Policia bën të ditur se makina e djegur tip ”Daimler Chrysler”, është në pronësi të M.D, 25-vjeç.

Sipas bluve ngjarja ka ndodhur rreth ores 03:00, në lagjen “Kushtrimi”, përballë shkollës “Halim Xhelo”. Nga verifikimi paraprak, policia dyshon se mjetit i është vënë zjarri qëllimisht.

Njoftimi i policisë

Informacioni paraprak

Më datë 31.10.2017, rreth orës 03:00, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen “Kushtrimi”, përballë shkollës “Halim Xhelo”, është djegur pothuajse plotësisht mjeti tip ”Daimler Chrysler”, në pronësi të shtetasit M.D., 25 vjeç.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet Policore sëbashku me shërbimin zjarrfikës, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.

Nga verifikimi paraprak i kqyrjes së mjetit dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar qëllimisht.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *