• |
ide | kryesore

Basha-Ramës: Mbron trafikantët, ndërsa çon të varfërit që s’paguajnë dot ujin në gijotinë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Basha sulmon sërish Ramën për çështjen ‘Tahiri’, si dhe flet për aksionin kundër lidhjeve të palidhshme të ujit. Kreu i opozitës theksoi se shteti është në funksion të trafikantëve, që mbron ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Lideri i demokratëve theksoi se Rama po bën gati gijotinën për të varfëritë që s’kanë mundësi të paguajnë ujin e pijshëm, aksioni që do të ndëmarrë qeveria kundër lidhjeve të paligjshme.

Sot shteti i tij i krimit është shpalosur dhe në mijëra faqe të drejtësisë italiane. Një shtet që funksionon i gjithi në shërbim të trafikantëve. Një shtet ku ministri i brendshëm është shefi i madh i bandës. Një shteti ku Rama vetë i bëhet pengesë drejtësisë duke e mbrojtur Tahirin teksa bën gati gijotinën për të varfëritë që s’kanë mundësi të paguajnë ujin. Edi Rama është i vetmi kryeministër që alternativë për qytetaret ka dhunën, presionin dhe burgun, ndërsa mbrojtjen, kujdesin dhe lehtësitë i ka për trafikantët me të cilët fiton dhe ndan pushtetin. Një kryeminister i përgjegjshëm s’do gjente qetësi derisa të krijonte mundësi për qytetarët e tij që s’paguajnë dot faturën e ujit. Ndërsa Rama i kërcënon me burg ata që nuk sigurojnë dot as bukën e gojës.” – shkruan Basha.

 



2 Comments

  1. e drejte qe rama denon ato qe spaguajne ujin e dritat.por ke te drejte qe rama mbron hajdute, kriminele,trafikante,te korruptuar.ka ardhe loha qe te vihen para drejtesise kjo rrace e ndyre njerezish qe vetemnjerez nuk mund te quhen.duke filluar nga rama si krye pergjegjesi,saliu per krimet,korrupsionin poshtersitete,basha per vjedhjet,korrupsionin spektakular ku me nje shpejtesi te pa pare ja kaloi edhe mesuesit te tije berisha.meta per aferat qe u pane me video e figure,qeshtjen cez- dia.si dhe bashkepunetoret e ngushte te tyre.kjo eshte nje mafia politike qe po nuk u larguan keta nuk ka te ardhme vendi.

  2. E merrni vesh se cfare gazetare keni apo kemi? Sipas titullit te shkrimit, uji do te shkoje ne gijotine!
    Dhe sa per dijeni, kam tre dite qe nuk bej koment, dhe sapo e bera, me jepni njoftimin idiot qe po i postoj shume shpejt komentet. Dhe pastaj ka faj piktori !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *