• |
ide | kryesore

Çështja ‘Tahiri’, PD braktis sërish Komisionin e Ligjeve: Shteti po mbron mafian

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vazhdon braktisja e komisioneve nga anëtarët e PD-së. Ditën e sotme ata kanë braktisur mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, pasi sipas tyre shteti po mbron mafian në kurriz të qytetareve. Përfaqësuesi i PD, Gent Strazimiri duke iu referuar çështjes Tahiri tha se mazhoranca ka qenë e përgatitur ta mbrojë atë.

Ai u shpreh se Komisioni i Ligjeve është tempull për njerëzit e ndershëm dhe jo strehim për të kërkuarit e drejtësisë sipas tij me prova të antimafias italiane. Në mbledhje kanë qëndruar vetëm anëtarët e PS dhe ata të LSI. Kujtojmë se edhe një ditë më parë anëtarët e PD dhe të LSI braktisën mbledhjen e Konferencës së kryetarëve.

Debatet në Komision: 
Gent Strazimiri: Ju harroni që korridoreve të kuvendit sillet një i inkriminuar. Keni qenë të përgatitur ta mbronit. Këtu është tempull për njerëz te ndershëm dhe jo strehim për të kërkuarit e drejtësisë me prova të antimafias italiane. Ju po e mbroni mafian ne kurriz të shtetit. Ulsi, aty nuk je ulur për të mbrojtur kriminelët.
Ulsi Manja: PD e beri ritualin. Këtu duhen njerëz te përgjegjshëm. Kryetar, portret krenar, ballehapur sic ju ka thënë partia…
Bashkim Fino: Ishte me mirë Halimi dje. E uli nivelin Strazimiri.
Ulsi Manja: Ule gishtin, ule…

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *