• |
ide | kryesore

Drejtorët e policisë si zëdhënësa shtypi

Lajme, Të fundit



Drejtori për Krimet, në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Josif Shtëmbari, doli sot para mediave për të lexuar një komunikatë policore për shtyp.

Foli për një 19 -vjeçar nga Kosova që u kap me 4.1 kg kanabis dhe për dy bashkëpunëtor të tij të arrestuar në Tapizë. Njërit prej tyre i është gjetur edhe 2.8 gram kokainë.

Në Përmet u arrestua një 33 -vjeçar me 30 kg kanabis.

Në Tiranë e Peshkopi u kapën disa persona që vidhnin makina.

Të shtunë Shtëmbari doli në konferencë për t’u thënë qytetarëve se policia kishte arrestuar 4 persona, dy të kapur me pistoletë me 7 fishekë, një të kërkuar për kanosje dhe një drejutes mjedisi që kishte lejuar një shtetas të priste dru.

Të premten, Drejtori i Policisë së Durrësit, Alfred Çepe, me gradë Drejtues i Parë, doli në konferëncë për shtyp për të lajmëruar kapjen e dy personave të kapur 117 gram heroinë dhe 18 doza, prangosjen e një 64 -vjeçari në Krujë për 22 kg kanabis.

Të enjten në Dibër, në konferenë shtypi u paraqit Drejtori i Policisë, Emond Tarkaj për të njoftuar arrestimin e 5 personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri për krime si vjedhje apo posedim kanabisi, afro 3 kg.

Ardi Veliu, Drejtori i Policisë së Tiranës u shfaq gjithë pompozitet të mërkurën. Doli goditjen e një grupi të shfrytëzimit të prostitucionit.

Ai doli edhe disa ditë para kësaj për gjetjen e 200 rrënjëve kanabis në Rinas.

Image result for ardi veliu

Numri dy i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, u nxorr gjithashtu para kamerave për të folur për një rast të kultivimit të kanabisit.

Në Gjirokastër Drejtori i Kufirit u shfaq para mediave, pasi ishte kapur një shtetas nga Ekuadori që kishte në furgonin e tij 7 emigrantë sirianë.

Ç’po ndodh? Përse drejtuesit e lartë të policisë po dalin ditë për ditë, njëri pas tjetrit në konferenca shtypi?

A është kjo një mënyrë për t’i treguar publikut se policia po punon dhe po kryen detyrat e saj?

A është e nevojshme për publikun që në vend të zëdhënësave për shtyp të shohë në rolin e tyre kupolën e policisë?

A po përdoren në këtë mënyrë ata nga qeveria për propadandë?

Policia paguan zëdhënësa për t’ komunikuar publikut punën e saj. Drejtuesit rrallë herë janë parë të ngjiten në podiume; vetëm në raste tkur kanë kryer operacione të rëndësishme apo kanë goditur banda të rrezikshme kriminale.

Por kjo që po ngjan këto ditë është e pazakontë, me drejtorë qarqesh që flasin për kapje kriminelësh të rëndomtë me 2 gram kokainë, teksa policitë e vendeve të huaja raportojnë vazhdimisht për kapje tonelatash me kanabis, në skafe që kalojnë nën hundën e policisë shqiptare apo me bekimin e saj. /Lapsi.al



2 Comments

  1. e ka gjetur rama emrin e paska JOSIF ju kujton ky diqka ,babai i rames KRISTAQI ter shqiperin e pat mbushur me buste te tij.JOSIF STALIN,ky jo zedhenes shtypi por zedhenes kriminelesh siq jan dhe rama e tahiri.

  2. kilogramet e gramet i paportojn puntoret e shullazit ,habilajve ,habilajve etj siq jan rama,tahiri e ky derr por tonelatat jua transportojn me makinat,trupin,prapanicen,e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *