• |
ide | kryesore

FOTO/ Shikoni me çfarë u përball Skënderbeu sapo zbriti në Beograd

F1, Sport

Lojtarët e Skënderbeut kanë mbërritur orët e para të mëngjesit të sotëm në Beograd për ndeshjen e së enjtes mbrëma, ku do të luaj përballë Partizanit të Beogradit, ndeshje kjo e vlefshme për grupet e Europa League. Këtë herë edhe pse masat e sigurisë ishin të shumta, mungonin forcat e ushtrisë të cilat ishin të pranishme në ndeshjen e para tre viteve Serbi- Shqipëri, gjë e cila simbolizon një situatë më të qetë, ku pritet që gjithçka të vendoset brenda fushës së gjelbër.
Sipas “Supersport” bashkë me ekipin në një delegacion prej 50 vetash kanë udhëtuar drejt Beogradit 7 policë privatë dhe dy efektivë të policisë së shtetit, për të bërë më të sigurt qëndrimin e skuadrës në kryeqytetin e Serbisë.
Skuadra është akomoduar në hotelin, “Crowne Plaza”, që gjithashtu është i rrethuar me forca të shumta policie. Sa i përket takimit, për ndeshjen e së enjtes janë instaluar 90 kamera sigurie dhe janë angazhuar 700 policë që do të ruajnë rendin dhe do të ofrojnë sigurinë në stadium, ndërsa klubi i Partizanit u ka bërë disa herë thirrje tifozerisë së tij, që të evitojnë koret raciste dhe të respektojnë kundërshtarët, ashtu siç bënë ata në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu