• |
ide | kryesore

“ISIS do jetojë gjithnjë”, mesazhi i terroristit që vrau 8 veta dje në Nju Jork

Arkiva, Planet



29-vjeçari Sayfullo Habibullaevic Saipov nga Uzbekistani ishte bërë pjesë e ISIS kohë më parë.

I riu që shkaktoi vdekjen e 8 personave ditën e djeshme në Nju Jork kishte shënime në shtëpinë e tij ku betohej për besnikëri ndaj ISIS.

Në një prej shënimeve të gjetura shkruhej në anglisht: “ISIS do të jetojë gjithnjë”. Në shënime të tjera kishte shkrime të ngjashme në arabisht. Në kamionçinën me të cilën ai kreu sulmin u gjetën edhe disa flamurë të ISIS.

Saipov emigroi në SHBA në vitin 2010 dhe ka jetuar në Florida, Ohajo dhe Nju Xhersi. Policia në Nju Jork vazhdon të jetë në gadishmëri të lartë sot, një ditë pas sulmit.

Autoritetet po përpiqen të gjejnë motivet e autorit. Ndërkohë Guvernatori i Nju Jorkut, Andreë Cuomo tha se nuk ka prova që autori që duket se ka shprehur besnikërinë ndaj ISIS-it, kishte pasur ndihmë nga organizata terroriste të huaja, por ishte radikalizuar brenda Shteteve të Bashkuara. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *