• |
ide | kryesore

Julian Assange: CIA e implikuar në sulmin dje në Nju Jork

Planet, Të fundit



Hakeri me famë botërore, themeluesi i uebsitit “Wikileaks”, Julian Assange është i bindur se CIA amerikane është e përfshirë indirekt në sulmin që ndodhi dje në Nju Jork, ku 8 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën.

Ai shkroi në Twitter se sulmi në Manhattan nuk do të kishte ndodhur nëse CIA nuk do t’i kishte armatosur terroristët.

“Nëse CIA do të kishte shpenzuar më shumë kohë duka i hetuar terroristët dhe më pak kohë duke i trajnuar dhe armatosur ata, ne ndoshta nuk do të kishim sot një sulm në Nju Jork” – shkroi Assange.

Nuk është hera e parë që hakeri thumbon shërbimin inteligjent amerikan, CIA. Sipas tij, kjo organizatë është përfshirë në shumë ngjarje tronditëse për botën. Vite më parë, kur zbuloi të dhëna top-secret në uebsitin e tij “Wikileaks”, Assange deklaronte se gjithçka që ndodh në botë ngrihet mbi gënjeshtra.

Me statusin e tij për ngjarjen në Nju Jork, Assange lë të kuptohet se ai sulm nuk ishte një rastësi. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *