• |
ide | kryesore

Prokuroria sekuestron librin e hyrje-daljeve në Ministrinë e Brendshme: Dyshohet takim mes Habilajt e Tahirit

Lajme, Të fundit



Në vazhdën e veprimeve hetimore që po kryen Prokuroria e Krimeve të Rënda për dosjen “Tahiri-Habilaj”, hetuesit kanë sekuestruar në fundjave dhe librin e hyrje-daljeve pranë ministrisë së Brendshme.

Ky veprim hetimor është kryer, duke marrë shtysë nga një bisedë e përgjuar mes dy vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj, ku ky i fundit i thotë se kishte shkuar në Tiranë dhe kishte takuar shefin e madh.

Prokurorët e krimeve të Rënda ngrejnë dyshime të arsyeshme se shefi i madh mund të jetë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Hetuesit dyshojnë se takimi mes Florian Habilajt dhe Tahirit është kryer pranë ministrisë së Brendshme dhe  për të shuar çdo dyshim, është sekuestruar libri i hyrje-daljeve pranë Ministrisë së Brendshme. 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *