• |
ide | kryesore

Raporti i Bankës Botërore/ Basha: Investitorët e huaj e shohin Shqipërinë si zgjedhjen e fundit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas publikimit të raportit të fundit të Bankës Botërore “Doing Business” që e ka zhvlerësuar Shqipërinë me 7 vende, ka reaguar edhe Lulzim Basha.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha shkruan në Facebook se të gjitha shtetet e tjera të rajonit janë në një renditje shumë herë më të mirë sesa Shqipëria, duke na lënë prapa në shumë drejtime. Sipas Bashës, rënia e Shqipërisë kur fjala vjen tek të bërit biznes, s’ka sesi të mos i atribuohet faktit se qeveria po zvarrit rimbursimin e TVSH-së dhe se po godet bizneset me një shumëfishim të taksave.

BANKA BOTERORE KONFIRMON: RRITJA E TAKSAVE PO RRENON EKONOMINE SHQIPTARE. Shqiperia humbet 7 vende ne vleresimin e Raportit te Bankes Boterore “Doing Business 2018”. Faktori kryesor i ketij perkeqesimi eshte rritja e taksave dhe detyrimeve, duke humbur plot 28 vende per kete arsye. Raporti shprehet se 37.3% e fitimit shkon per taksa dhe kontribute, nderkohe qe qeveria zvarrit pafundesisht rimbursimin e TVSH-se. Fqinjet tane vazhdojne te kene nje renditje me te mire sesa Shqiperia e cila renditet ne vendin e 65. Maqedonia renditet ne vendin e 11, Kosova ne vendin e 40, Mali i Zi ne vendin e 42, duke treguar perparesi krahasuar me Shqiperine. Edhe kete vit, ashtu si vitin e kaluar, mesazhi eshte shume i qarte: Investitoret e huaj qe duan te investojne ne Ballkan, e shohin Shqiperine si zgjedhjen e fundit. Jane vendet fqinje (Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi) te cilat do te jene me te afta per te thithur investitoret e huaj.” – shkruan Basha.

 



1 Comment

  1. basha me mire mos flasi per ekonomine, per taksat se po te jete vete e dine gjithe shqiptaret qe nje vrime ne uje do bej, jo per gje po sa ishte vete prodhoi vetem skandale dhe u pasuruar nga vjedhjet galopante qe i beri shtetit dhe gjithe kete shqetesim qe thote e ka te teren shtirje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *