• |
ide | kryesore

Zbulohet prova filmike/ Ja pse Donald Lu nuk flet për Tahirin

Kryesore, Lajme



Që prej shpërthimit të skandalit të përgjimeve Tahiri- Habilaj kanë qenë të shumtë zërat që i kanë kërkuar ambasadorit amerikan të shprehet për këtë çështje. Por Donald Lu, që flet për gjithçka, që nga problemet e fëmijëve daun e deri tek ekspozitat e pikturave, nuk ka thënë asnjë fjalë.

Natyrisht askush nuk ka të drejtë t’i kërkojë mes shqiptarëve, një përfaqësuesi të vendit të huaj se për çfarë të prononcohet dhe për çfarë jo. Kjo është një zgjedhje sa personale, po aq edhe e administratës së cilës i përket.

Por, në këtë rast, duket se është disi më ndryshe. Sepse Donald Lu ka rekorde në mbrojte të dyshes Rama- Tahiri, për të cilat sot nuk do të ishte krenar askush.

Atëherë kur droga në Shqipëri kishte plasur sheshit, atëherë kur Dritan Zagani kishte vënë gishtin mbi plagë duke denoncuar lidhjet e ish ministrit të Brendëshëm me trafikantët, qeveria organizoi një tubim butaforik ku shpalli se 99.2% e kanabisit në vend ishte zhdukur.

Kryeministri Edi Rama, Ambasadori Italian ne Tirane Massimo Gaiani dhe Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, (foto poshte ne te njejtin aktivitet me Tahirin) gjate nje konference ne Pallatin e Kongreseve, ku Policia e Shtetit prezantoi rezultatet e luftes ndaj droges. Foto LSA

Dhe që kjo të bëhej e besueshme, përpos fjalës së Ramës dhe Tahirit, që u mbajt në prezencë të ambasadorëve më të rëndësishëm në vend, e mori fjalën edhe ai amerikan. Po ta dëgjoni sot nuk do t’u besoni veshëve. Në mes të shtatorit 2015, përpara se të gjitha mediat botërore të tregonin me gisht Shqipërinë, përpara se shefi i anti mafias italiane, Franko Roberti, të lëshonte alarmin se “droga që po vinte nga Shqipëria po shtohej”, ambasadori amerikan i mbante ison dyshes Rama- Tahiri.

Për t’i dhënë besueshmëri propagandës së tyre, ai deklaronte në konferencën e quajtur në mënyrë qesharake: “Antidroga një histori suksesi” se në “luftën kundër drogës është bërë një hap i stërmadh përpara”.

Sot kuptohet se sa e vërtetë ka qenë kjo mbështetje e pakusht. Dhe kuptohet gjithashtu se pse Donald Lu nuk ka gojë të flasë për rastin Tahiri.

©Lapsi.al  



12 Comments

  1. Sorrosiani vogel!!! Ore akoma nuk besoni ju qe Rama gjysmen e lekëve i ka derguar per fushaten e Hillary Clinton? Hapja e lakrave te Tahirit ishte qe te hidhet Rama me protesta, por nuk mbaron me kaq…

  2. ne komentet e mia qe para dy viteve e kam thene qerte.se mbeshtetja e kinezit lu per ramen ka nje gje te dyshimte dhe se doti dali tymi.ja pra qe edhe lu si vlahutin jane vegla te paguara te rames.duhet te deskretitohen.

  3. Gerrmoni ju gazetaret e kazanit e qfare tjeter ju ka mbete ,keni lufte per ekzistence .Sa gazetari e gazetaruci,sa televizioni e sa gazeta e portale,konkurence e papare.Kur degjojme e lexojme plasjen e bombave, shterngatasve, shkreptimave e stuhive nneper tituj.Tmerr.. horror.. lufte e gazep por te gjitha fake fallco asgje ne realitet.Bushati a Lubonjaa Zheji apo keta gazetarucat prokurore e sherlok holmsa si hoxha,Qollaku,Lala ,Rrusta e Zot rujna.SI u bene te gjithe ne anen e Rames gjanem.Lu,Vlahutin,Brian Ji e te gjithe? Nuk po ju degjojne as kuptojne lere keta por edhe shqiptaret e thjeshte.Venja doren kokes dhe ndali pak e mendohi a thua tere bota eshte qmernde apo me ju dicka nuk eshte ne rregull.Qejte lehin se tjeter nuk bejne e njeretzit punojne e ecin perpara ne perpjekje per te permiresuar jeten dhe ardhmerine.

    1. gazetar amator e ty klevis nuk e dij se qfare ju kan futur ne goj ,por lus e vllahutin i kan mbyllur gojen me lesh negjmije,brek xhelili,jastak griselde .ramen e tahirin ruqi,xhafa e shullazi i kan kazan i vertet.patamendo rames me nji ngjal lalzi ju mbyll goja,vllahutin me nji pall roshi e rames me nje hu doshi.

  4. Zbulim epokal,sa ta lexoje Tramp kete shkrim menjehere do ta terheqe ambasadorin LU dhe do kerkoje nga Kongresi ti heqe imunitetin dhe lejoje arrestimin e tij per trafikim te droges dhe pjesemarrje ne grup kriminal.Bravo Lapsi tani Trampi do dergoje nje ambasador qe do lexoje vetem portalet dhe broqkullat tuaja dhe do veroje ne perputhje me opoziten dhe me kazanin mediatik.

  5. sorro-laraska jep 1 e kerkon 2. prandaj ne ato vende ku ai hedh parane ka zhvillim korrupsioni ,droge,pse jo dhe krim. .

  6. O BushatPo leri Amerikanet rehat o skuth! Shiko gruan e re, se e vjetra ta beri naften! Nuk e kuptoj se si jetojne qenie te tilla si Andi,Shkullo apo Lubo! Lereni njerezit rehat se do te vije nje dite njerezit do te merren me ju!

  7. Turp Pupace si Donaldi vogel dhe Llahuta kokekuqe. Me keta komentuesit perpara nuk kuptoj , Hashashi qe kriminalizoi te medhenj e te vegjel shihet nga ju apo jo? Se nga Doni dhe Llahuta nuk shihen fare.

  8. Eshte shume e thjeshte pse Ambasadori Lu nuk flet, e tha Tahiri ne Opinion qe dhe ata “njeres jane”, pra jane ne thes, e kane gelltitur dhe ata corben e prishur. Pra zinxhiri eshte shume i gjate, dhe po u keput hallka Tahiri, nuk i dihet fundi ku del.

  9. Donald Lu preu goje ne rastin Tahiri. Ai Donald qe fliste per canta e ore dore te gjygjtareve, per Shullaz e Co, Ti kete thirrur mendjes dhe te jete kthyer rigorozisht detyres se Ambasadorit qe nuk ngaterrohet me problemet e brendeshme tonat (ashtu si gjithe Ambasadoret e tjere)? Apo ja ka kapur edhe ketij “rrota bishtin” e Tahirit? Nje gje eshte e sigurte, Donald Lu der dje “gjeti Ameriken” ketu, si Guvernator fuqiplote! Tani ky Guvernator po hesht per aferat me skandaloze, Tahirin dhe fikjen e Radareve te ushtrise. Kuptohet se Donald Lu eshte ne hall. Mbase Guvernimi i tij ketu lidhej direkt me trefikun e droges, se nuk ka se si shpjegohet ndryshe. Droga ben para, me ato blihet kushdo, edhe Ambasadori amerikan. Gjithkush e ka nje cmim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *