• |
ide | kryesore

Anulimi i marrëveshjes me Greqinë për detin, Berisha-Ramës: Bëre gjithçka me para dhe korrupsion

Lajme, Të fundit



Marrëveshja e detit që qeveria Berisha bëri me shtetin grek ka qenë një temë e fortë debati në kuvendin e Shqipërisë. Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha ai që bëri një akuzë të rëndë nga foltorja e Kuvendit lidhur me rrëzimin e Marrëveshjes së Detit me Greqinë nga Gjykata Kushtetuese.

Berisha tha se janë përdorur para e korrupsion duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi marrëveshjes mes dy vendeve në vitin 2009, e cila sipas vendimit të kushtetueses cenonte integritetin territorial të Shqipërisë.

“Përmende marrëveshjen e detit, do të them kaq: Bëre gjithçka me para dhe korrupsion”, – tha Berisha duke akuzuar kryeministrin Edi Rama.

Kreu i qeverisë u përgjigj se Berisha po mbron marrëveshjen që i hiqte Shqipërisë një pjesë të territorit me firmë të ish-ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha ndërsa i cilësoi absurde akuzat për korrupsion dhe blerjen e gjyqtarëve të kushtetueses në rrëzimin e kësaj marrëveshje.

“Ju të PD vini këtu dhe të deklaroni të njëjtën gjë që deklaron një pjesë e politikës atje se, marrëveshja e bërë, e shpallur antikushtetuese 9:0 nga Gjykata Kushtetuese na qenka korrupsion dhe se ju i qëndroni asaj marrëveshje, zotin e shqiptarët paçi në qafë. Ai sapo bëri një autodeklarim që i qendron Marrëveshjes së Detit. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi 9 me 0 Marrëveshjen e Detit, duke mbrojtur interesin kombëtar. Ti atë marrëveshje e ke dashur, e ke bërë përmes dorës tënde në Ministrinë e Jashtme që sot e ke kryetar partie të komanduar. Ti i qëndron asaj marrëveshje dhe vazhdove të bësh të njëjtën gjë që bëri PD në Himarë, duke u shqyer ato zëra dhe ato forca përtej kufirit që propagandojnë këtë teori të shpifur, të ulët. Nuk ka asnjë palë të tretë, Sali, por çdo palë e tretë nuk është Shqipëria, nuk është interesi i Shqipërisë dhe kur vjen puna për Shqipërinë mos u bëj më grek se grekët dhe më turk se turqit”, – tha Rama.

 



1 Comment

  1. tama ta qet ne treh zahon e lere veten ,iku per nji ngjal lalzi e pall mete.üse rama nuk po e ben marrveshje te re me greket se del tul i palles se roshit.5 vite u ben te tregoi ku jan kufinjet pra.nuk i rama se pastaj duhet te ja thith janatullosit.meq berisha e beri keq pse ti nuk e rregullove qe ta qisje berishen turp.jo por ti mbrohesh se greket do te marrin jo himaren per dhe ty .sjoku yt hashim shiti kosoven ,pa matje.mate ram kufirin o bythqir dhe po ta jet shitur berisha do te them mbret je ,por po pati te vertet se berisha nuk beri keq ,zahon qoja roshit .se un nuk kam kar per ty o qelbesir.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *