• |
ide | kryesore

Këta janë të famshmit që edhe pas vdekjes fitojnë para

Paparazzi
Michael-Jackson-650x358.jpg



Michael Jackson kryeson listën e “Forbes”, për të pestin vit radhazi, për të famshmit që gjenerojnë para edhe pas ndarjes nga jeta, falë shitjeve të këngëve të tij. Brenda një viti ka pasur fitime prej 75 milionë dollarësh.

Golfisti Arnold Palmer renditet në vendin e dytë, me 40 milionë dollarë në sajë të shitjeve të pijeve dhe veshjeve të markës. I treti është karikaturisti Charles Schulz, me 38 milionë dollarë.

Mbreti i popit është ndarë nga jeta tetë vjet më parë, por mbetet ende një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe sipas klasifikimit të “Forbes” edhe më i shituri pas vdekjes.

Michael Jackson, muzikant, vdiq në vitin 2009 – 75 milionë dollarë
Arnold Palmer, lojtar golfi, vdiq në vitin 2016 – 40 milionë dollarë
Charles Schulz, karikaturist, vdiq në vitin 2000 – 38 milionë dollarë
Elvis Presley, muzikant, vdiq në vitin 1977 – 35 milionë dollarë
Bob Marley, muzikant, vdiq në vitin 1981 – 23 milionë dollarë
Tom Petty, muzikant, vdiq në vitin 2017 – 20 milionë dollarë
Prince, muzikant, vdiq në vitin 2016 – 18 milionë dollarë
Dr Seuss, autor, vdiq në vitin 1991 – 16 milionë dollarë
John Lennon, muzikant, vdiq në vitin 1980 – 12 milionë dollarë
Albert Einstein, fizikan, vdiq në vitin 1955 – 10 milionë dollarë
David Bowie, muzikant, vdiq në vitin 2016 – 9.5 milionë dollarë
Elizabeth Taylor, aktore, vdiq në vitin 2011 – 8 milionë dollarë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *