• |
ide | kryesore

LSI gati të bashkojë votat me Ramën për minatorët, Kryemadhi lë parlamentin për Bulqizën

Lajme, Të fundit



Në kohën kur Edi Rama Lulzim Basha shkëmbenin akuza në parlament për trafikun e drogës dhe Himarën, Monika Kryemadhi ishte në një takim me minatorët në Bulqizë. Kryetarja e LSI-së tha se është gati të bashkojë votat me Partinë Socialiste nëse në parlament vjen drafti për Statusin e Minatorit.
“Ne këtu nga Bulqiza duam t’i themi qeverisë shqiptare që të vijë të ulet këtu dhe të bisedojë me ju. Po u themi që ne nuk jemi në opozitë me qeverinë shqiptare për Statusin e Minatorit. Në momentin që qeveria do ta sjellë këtë status në Kuvend votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë të gjitha, 19 vota, pro Statusit të Minatorit” tha Kryemadhi.
Takimi me minatorët nuk ishte përzgjedhur rastësisht të bëhej ditën e enjte.
“Jo pa qëllim ne zgjodhëm këtë ditë të enjte për ta bërë takimin me ju për të dhënë edhe një mesazh që duam të bëjmë politikë ndryshe. Duhet të harrojmë politikën e sharjeve dhe të fyerjeve dhe t’i kthehemi politikës së zgjidhjes së halleve dhe të diskutimit” tha kryetarja e LSI-së.



7 Comments

  1. Paga ne masen 200 % eshte e ekzagjeruar totalisht pasi nuk perfshin as ushqim dhe as antidot. Une jame i shoqates po ama shifra 200 % duhet ripare.

  2. shpërblimi financiar për 3 vjet pas nderprejes se punës . Kjo është një kosto e lartë. Ky lloj benefiti nëse gjykohet të jepet, është pozitiv në aspektin social dhe më e llogjikshme është të mbulohet nga buxheti i shtetit.

  3. heu nenen janatullosi,stalini,lenini e putini a nuk e kuptoni qe moniku,ilirka edvinka po luajn zhele me ju e tope mugoshe ,froku,doshi etj.a nuk e shifni se ben 21 janarin sa per sy e faqe qe me pas te ju dhjejn trut.ku e ka rama bllokun e metes,te dy e kan pallen e habilajve e balilajve ne goj e prapanic.edhe lopet ,qenet ,derrat mesojn por jo ju qelbesirat e stalinit,enverit,mao LU ce dunit.kafsh fare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *