• |
ide | kryesore

Mbërrin nesër në Tiranë Ministri i Brendshëm i Italisë

Lajme, Të fundit



Në kulmin e akuzave ndaj Saimir Tahirit si i implikuar në trafikun e drogës me bandën e Habilajve e cila është zbuluar nga autoritetet italiane, nesër në Tiranë do të mbërrijë për një vizitë zyrtare Ministri i Brendshëm i Italisë bashkë me një delegacion të nivelit të lartë. Ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti do të zhvillojë takim me homologun e tij shqiptar, Fatmir Xhafa dhe më pas me presidentin Ilir Meta.

Në kuadër të kësaj vizite, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet edhe ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.

© LAPSI.al 



11 Comments

  1. Lajm teper pozitiv. Po behet e me e dukshme bashkepunimi dhe interesimi nga nderkombetaret. Ardhja e ministrit te brendshem italian e bene edhe me te theksuar bashkepunimi me vendin tone.

  2. pas kaq vitesh erdhi dita ti shofim keto bashkepunime,keto tryeza me te huaj se me pare enderronim po skishte kush ti bente.Sa mire sot po na i hapin te gjith dyert pak e nga pak.

  3. Bashkepunime per te miren e vendit jane ato qe i kane munguar dhe kjo realizohet fale njeriut me te perkushtuar xhafes ,ky burre qe po punon fort

  4. Erdhi me ne fund dita qe nderkombetaret na besojne dhe na mbeshtesin ne synimin kryesor qe eshte lufta ndaj kanbisit.

  5. Paska edhe bashkepunim midis homologesh te vendeve te ndryshme, se vetem kryeministra qe bejne vizita jashte deh ministra te jashtem qe shetisin boten na kane pare syte e na kane degjuar veshet tere kohen.

  6. nje takim i tille vjen ne momentin e duhur per situaten politike ne vendin tone. kjo tregon jo vtem mbeshtetjen ndaj ndaj institucioneve tona por edhe punen qe tashme po behet

  7. Un personalisht nuk e di qe ministri i brendshem italian ka qen ne shqiperi me pare, por ky lajm me gezon per vet faktin qe ka ardhur per bashkpunim dhe te forcoj marrdheniet dhe kjo eshte nje gje jashtezakonist shumee mire per vendin

  8. Nese vazhdon ky bashkepunim pa pengesa atehere dhe lufta kunder kanabisit do te jete me e lehte dhe vendimtare ne syrin e te huajve per shqiperine

  9. Po me ne fund kemi nje minister qe ka ndihmen e nderkomebetareve na kishte marre malli per te shikuar nje bashkepunim me te huajt

  10. Veprat po flasin se fundmi ne Shqiperi dhe jo fjalet boshe se gjoja kemi bashkepunimin e te huajve sic ka ndodhur keto 20 e kusur vite

  11. Ky besim te ministri i ri jone nuk ishte pare ne vitet e meparshme.
    Xhafaj gezoka respektin eshte te orgabizmave te huaj pasi po shohim bashkepunime te shumllojshme deri dhe tek FBI amerikane.
    Sh mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *