• |
ide | kryesore

Zayn Malik: “One Direction” ka marë fund përgjithmonë

Paparazzi



Kanë kaluar thuajse dy vite që nga koncerti i fundit i grupit One Direction, e tashmë secili prej tyre po ndjek një karrierë solo. Së fundmi njëri prej pjestarëve të bandës ka thyer heshtjen dhe ka folur se si po e përjeton karrierën i vetëm. Zayn, i cili është shfaqur në kopertinën e këtij muaji për revistën “Billboard”, ka pohuar se marrdhënia midis djemve të “1D” ka marrë fund. “Sigurisht marrëdhënia jonë ka ndryshuar shumë nga koha kur ishim në një grup bashkë, por mendoj se kështu e ka jeta.”- shpjegon Zayn- “Ne tashmë jemi të rritur, dy prej djemve janë bërë baballarë. Por jo, unë nuk flas me asnjërin prej tyre në të vërtetë.” Këngëtari i hitit “Pillow Talk” ka thënë se pavarësisht se djemtë nuk kanë më asnjë kontakt me të, ai nuk u mban aspak mëri dhe nuk i ndjen si konkurentë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *