• |
ide | kryesore

Berisha nxjerr një SMS për 800 mijë € dhe pyet: Pse Tahiri dhe Sota kanë një avokat

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në Facebook SMS-në e një personi sipas të cilit 800 mijë eurot e gjetura në makinën e Orest Sotës janë të Saimir Tahirit. Berisha shkruan se “1 milion dollarët e gjetura tek makina e Orestit janë të Saimir Trafikut. Avokati i përbashkët i të dy të pandehurve është shkelje flagrante e ligjit dhe dëshmon aferën e përbashkët midis te dyve”.

Berisha nxjerr edhe një SMS të një personi identitetin e të cilit e mban sekret i cili thotë se ka një burim shumë të afërt me Orestin i cili ka konfirmuar se paratë janë të Saimir Tahirit. Sipas të njëjtit person angazhimi i avokatit te Saimirit për mbrojtjen e Orestit përbën vepër penale.

“Mbrojtja e Tahirit dhe orest sotes me te njejtin avokat duhet te ndalohet nga prokuroria pasi konflikti i interesave midis te dyve eshte demtim i drejtesise. Rakordimi i mbrojtjes midis dy te pandehurve e ben dhe avokatin subjekt te ligjit penal” -thuhet në SMS-në e publikuar nga Berisha.



1 Comment

  1. Barren e proves e ka prokuroria keshtu qe te dy mund te kene te njejtin avokat. Pse kur qr Gjokutaj avokat i gjysmes se bandes tende politike nuk qe pengese drejtesie?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *