• |
ide | kryesore

Çështja ‘Tahiri’ shkakton sërish debat, PD braktis Komisionin e Ekonomisë, LSI qëndron në mbledhje

Lajme, Të fundit



Çështja ‘Tahiri’ është kthyer në një kauzë të opozitës për të bllokuar si Kuvendin disa herë ashtu edhe në komisionet parlamentare.

Kështu ndodhi edhe sot në Komisionin e Ekonomisë. Ndërsa PD u largua, deputetët e LSI-së ndonëse në opozitë, nuk mbajtën të njëjtin qëndrim me ta, por qëndruan deri në fund në komision ku po diskutohej buxheti.

Debati në komisionin e ekonomisë:

Spaho: Nuk do bëhemi pjesë e përpjekjeve të maxhorancës për të paraqitur realitetin si normal.

Braçe: Fakt është se deputeti Tahiri është pa imunitet dhe nën hetim. Institucionet kanë mundësi të hetojnë.

Spaho: Për aq kohë sa maxhoranca mbron Tahirin, qëndrimi jonë është për të sensibilizuar opinion publik që të reagojë nga bashkëpunimi i qeverisë me krimin.

Braçe: Kreu i opozitës jo vetëm ka sulmuar prokurorinë, por ka mohuar dhe faktet.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *