• |
ide | kryesore

Dalin akuzat zyrtare për njeriun që u kap me 800 mijë € dhe patentat e Tahirit

Lajme, Të fundit



Biznesmeni i arrestuar në Elbasan, Orest Sota pritet të dalë të shtunën para gjykatës për t’u njohur më masën e sigurisë. Lapsi.al mësoi se ndaj tij janë ngritur 3 akuza: Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt; Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik dhe Fshehja e të ardhurave. 25-vjeçari nuk i ndaloi postbllokut të policisë. Sipas uniformave blu ai nuk dispononte dokumentet e kërkuara për drejtimin e mjetit dhe për shumën 800 mijë euro që iu gjet në makinë nuk kishte asnjë dokument shoqërues. Siç dihet biznesmenit të ri i janë gjetur përveç lekëve edhe dy lejet për drejtim të mjete lundruese në emër të ish-ministrit, ku Tahiri ka nivelin ‘Skipper’ (kapiten). ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Keto jane akuza qesharake nese prokuroria e krimeve te renda nuk vepron. Jane 863.000 € para te vjedhura nese nuk ka dokumenta ku jane marre apo te deklaruara ne banke. As Bill Gates num ben dot kaq lek per 2 dy vjet qe ka hapur firmen ky

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *