• |
ide | kryesore

Gënjeshtra që Fatmir Xhafaj i tha italianëve për kanabisin

Lajme, Të fundit



Në fjalimin që mbajti para Ministrit të Brendshëm italian, Marko Miniti dhe gjeneralëve që e shoqëronin atë, Fatmir Xhafaj ia tregoi partnerëve se kush e bëri trafikun e drogës. Sipas tij ishin disa fermerë të pafajshëm dhe disa policë të paaftë, të cilët kultivuan kanabisin që sot ka pushtuar Italinë.
“Një vit më parë në 2016, jo shumë larg u konstatua një rritje e ndjeshme e kultivimit të kanabisit, nga euforia, paaftësia e strukturave tona apo aftësia e sofistikimit të krimit, kjo mbetet për t’u analizuar. Dëmi ishte i madh dhe shumëplanësh, u përfshinë shumë fermerë të pafajshëm, u përfshinë në një mënyrë ose tjetër, disa oficerë policie, të cilët më së paku ishin të paaftë, shumë të tjerë heshtën” u shpreh Ministri ynë i Brendshëm.
Në fjalim munguan bandat e trafikantëve, si ajo e Habilajve që janë arrestuar në Itali. Nuk u përmend as paraardhësi i Xhafajt në ministri, Saimir Tahiri, i akuzuar nga prokuroria për trafik ndërkombëtar narkotikësh.
Për qeverinë Xhafaj foli fjalët më të mira dhe i la meritën që reagoi shpejt: “Në më pak se një vit se sot qeveria e njohu realitetin, reaguam fort dhe pa ekuivoke dhe rezultati është ky që u bë sot në këtë sallë”
Po të ishte për qeverinë shqiptare, gomonet e mbushura me drogë do të vazhdonin të pashqetësuara udhëtimet drejt Italisë. U deshën 4 vjet përgjime të Habilajve, kushërinjve të Saimir Tahirit, që qeveria të merrte masa për trafikun e kanabisit. Ndoshta Fatmir Xhafaj foli ndryshe në takimin me dyer të mbyllura me Marko Minitin. Nëse është bërë qesharak edhe aty, me siguri do të kemi lajme të tjera përtej detit.



8 Comments

  1. I njejti realitet i para nje apo dy vitesh, kur u “zhduk” 99.8% e cannabis-it ne Shqiperi… Shqiperia shkemb graniti, far ndricues ne Mesdhe…

  2. gramoz ruqi e fatmir xhafa njeri ujk tjetri skrraj ,njeri mburet tjetri qan ,kan zagar tahir e rama po ju dhe mut keta thon na dha mjalt,e kam per nji miljon qelbesirat qe u besojn,ku hyn baut topi,ina edvinka rama,spartamut ngjela etj.

  3. te verteten tregojne keta, e njohen realitetin dhe reaguan dhe ja ku jemi tani qe e kemi mposhtur kete realitet

  4. Vetem per keqinformim jan kthyer mediat, Eshte bere analiz se si eshte zhvilluar procesi shume e thjesht

  5. O njerez shikon rendesine e dites se sotme,askush nuk e hedh dot poshte faktin qe ministri Italian eshte ketu dhe po bashkepunon me ne,mjaf u moret me fjale te kota.

  6. U bete dhe ju te lapsit te nxirrni gjera te kota ,merruni me faktet o njerez,ai ka muaj qe po e lufton kanabisin dhe krimin mesoni te vleresoni.

  7. Qe kur keshtu keni filluar te devijoni fjalet??Ne vend qe te shikoni rendesine e dites se sotme merreni me pallavra.

  8. Keshtu jemi ne shqiptaret shajme njeri tjetrin nga inati.Ne vend qe te themi bravo i qofte se sa erdh ne detyre realizoi gjithe keto pune dhe prandaj po na shofin me sy te mire te huajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *