• |
ide | kryesore

Kim Kardashian dhe Jennifer Lawrence tregojnë të pathënat në emisionin e Jimmy Kimmel

Paparazzi



Mesa duket Kim Kardashian dhe Jennifer Lawrence ndajnë një shoqëri të ngushtë ndërkohë që aktorja e filmit “Mother” është një fanse e zjarrtë e Kim.
Për herë të parë Lawrence ka zënë pozicionin e moderatores duke zëvëndesuar Jimmy Kimmel në emisionin “Jimmy Kimmel Live” ku e ftuara speciale ishte Kim Kardashian.
Dy vajzat kanë argëtuar publikun duke treguar herën e parë që Jennifer ka qenë e ftuar për darkë në shtëpinë e familjes Kardashian. Nga emocionet e mëdha si gjithmonë ajo që aktorja vendosi të bëjë ishte të dehej krejtësisht.
“Ajo dhe mamaja ime Kris, u dehën aq shumë saqë nisën të qeshnin pafundësisht dhe të derdhnin gotat e verës në tryezën e grënies. Ato pinë një sasi shumë të madhe alkooli gjë që unë nuk do ta bëja kurrë, por situata ishtë vërtetë argëtuese”, është shprehur ‘live’ ikona e modës.
Mbrëmja e tyre arriti kulmin kur Jennifer hyri në dhomën e Kim dhe papritur u zhvesh e gjitha nudo dhe i kërkoi asaj ta vishte sipas shijes së Kim. Të nesërmen pasi u zgjua, Lawrence e gjeti veten të veshur me stilin personal të idhullit të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *