• |
ide | kryesore

Kronologjia/ Pse gjurmët e drogës të çojnë te Rama

1, Ide



Ish presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka bërë një propozim për deklasifikimin e dokumenteve sekrete të një mbledhjeje të këshillit të sigurisë ku, sipas tij, zbardhen shumë të vërteta të implikimit të krerëve të lartë të policisë me drogën. Ai pretendon se bërja publike e këtij takimi të mbajtur në presidencë, në nëntor 2016, mund të hidhte dritë mbi debatin aktual që e ka ndarë vendin në dy kampe, në ata që thonë se Edi Rama dhe qeveria e tij nuk kanë qenë të ndërgjegjshëm për përmasat që kishte marrë trafikimi i hashashit dhe në ata që besojnë se ai është përgjegjës, pasi dinte gjithçka.

Ashtu sikurse është parë deri më tani në debatet publike, socialistët i janë shmangur kësaj kërkese duke u fshehur pas procedurave dhe rregullave të sekretit shtetëror. Ata po kërkojnë ta mbyllin në arkiva këtë pjesë të fëlliqur të mandatit të tyre të parë.
Por, pavarësisht nëse miratohet apo injorohet kjo kërkesë provokative e ish presidentit për të kuptuar nëse Edi Rama e ka kamufluar qëllimisht trafikun e kanabisit, ka një rrugë më të thjeshtë për të arritur tek e vërteta. Nuk është nevoja as të debatohet për deklasifikimin e dokumenteve sekretë dhe as për procedurën që duhet ndjekur. Për të zbardhur këtë dilemë mjafton t’i rikthehesh arkivave publikë. Nuk është një punë që kërkon implikimin e shtetarëve dhe spiunëve, atë mund ta bëjë edhe gazetari më i thjeshtë dhe reporteri më i zakonshëm. Boll të lodhet e të shikojë, një nga një e kronologjikisht se si ka reaguar Edi Rama.

Mjafton një vështrim i shpejtë dhe në kujtesë të rikthehen deklarata dhe fakte që nga perspektiva e tanishme të duken skandaloze. Një qëmtim i këtij lloji zbulon ditën për diell se sa herë është gjendur përpara provave të pakundërshtueshme kryeministri ka ngritur alibi të stërmëdha vetëm që të mos pranojë realitetin.
Le t’i marrim me rradhë.
Kur opozita lajmëoi për herë të parë se në vend kishte filluar trafiku i nakrotikëve me avionë, Rama tha se ato ishin kaçatorë që po dizifektonin Shqipërinë që Saliu e kishte lënë trashëgim plot e përplot me mushkonja. Si një klloun në hall, ai i bëri këto raportime objekt anekdodash duke treguar se deri ku mund të mbërrinte imagjinata e sëmurë e paraardhësit të tij.

Por, nuk kaloi shumë dhe aeroplani i parë u rrëzua në Divjakë. Faktet ishin tronditëse. Ai qe zhdukur nga radarët dhe asnjënjeri nuk kishte lajmëruar. Pylli i gjerë ndanë plazhit ishte rrethuar me banditë të armatosur dhe policia nuk kishte pikasur gjë. Dhe më në fund avioni me Riformaton në bord, ishte i mbushur me hashash.
Eshtë kurioze të hapësh arkivat dhe të shikosh si ka reaguar Rama pas këtij rasti flagrant. Ai u shfaq në podiumin e kryeministrisë dhe tori një teori të tërë konspirative: Si ka mundësi që avioni ra të dielën? Si ka mundësi në mesditë? Si ka mundësi në mes të plazhit ku mund ta shihnin të gjithë? Mesazhi i tij qe i qartë: dikush e kishte rrëzuar me qëllim që të nxinte imazhin e qeverisë. Dhe natyrisht këtë e kishte bërë opozita që kishte trafikuar drogë me aeroplanë gjatë pushtetit të saj dhe tani ndonjërin prej tyre mund ta komandonte të rrëzohej për arsye propagandistike.

E njëjta teknologji e vënies në punë të fabrikës së gënjeshtrës, në vend që të hetonte dhe të thellohej tek faktet u pa edhe në rastin Zagani. Kur për arsyet e veta, – idealiste apo jo, kjo sot ka fare pak rëndësi-, ky ish oficer policie foli për lidhjen e Simir Tahirit me Habilajt, Edi Rama sulmoi me egërsi denoncuesin.
Përsëri është e rëndësishme të kthehemi në kohë dhe të hapim arkivat filmike për të kuptuar si është sjellë kryeministri. Fillimisht ai e detyroi TV News 24 ta çensuronte intervistën me dy pjesë të Zaganit. Pastaj vetëm pak ditë më pas organizoi një tubim butaforik të quajtur “Antidroga, një histori suksesi”. E mbushi pallatin e kongreseve me policë dhe atyre që e dinin të gjithë se si e përdornin Habilajt komisariatin e Vlorës, se si i përdornin edhe policet si mantenuta për të shfryrë dufet e veta seksuale, u tha se trafikanti ishte denoncuesi dhe jo kushërinjtë e ministrit. Pra mesazhi ishte i qartë: Ju nuk duhet të ndiqni këtë pistë, por duhet të besoni në alibinë që po ju them unë.

E njëjta histori identike përsëritet edhe kur avioni i dytë u rrëzua në Ishëm, ku tashmë “pa e parë dhe pa e diktuar asnjeri” ishte ngritur një aerodrom klandestin. Po të shohësh reagimet e Edi Ramës në seancën parlamentare ku u dha lajmi i përmbysjes së aeroplanit të dytë, ai sot duket qesharak. Në vend që të merret me këtë skandal, me pistën që ishte ngritur nën hundën e policisë, ai kapet me Falamur Ndokën dhe me pyetjen: “Ku e dinte Flamuri që avioni qe rrëzuar”? Po ta vëzhgosh edhe më tej këtë seancë parlamentare, qëndrimet e kryeministrit janë të frikshme. Opozitarëve që e akuzojnë se po e përmbyt vendin me hashash, ai ua kthen me arrogancë: “Përgjigjen ua ka dhënë Donald Lu”. Pra që Shqipëria është 100 përqind e pastër nga kanabisi dhe qeveria ka bërë hapa kolosalë në luftën kundër drogës.

Pikërisht kësaj periudhe, fund nëntorit 2016 dhe fillim vitit 2017 i takojnë edhe anatemimet e shumta të Ramës se kush fliste për një republikë narkotrafiku vetëm gënjente. Se këto qenë shpikje të makinerisë së baltës dhe të mediave të kazanit. Propaganda e tij dhe fabrika e gënjeshtrës predikuan për këtër vite me radhë një realitet që nuk ekzistonte. Ylli Manjani u shkarkua nga ministër vetëm se tha se gjendja qe aq alarmante sa duhej futur ushtria. Lefter Koka u paralajmërua publikisht se nëse do të përsëriste të njëtat akuza do të pësonte të njëjtin fat.
Mohimi i realitetit vazhdoi deri në fund.

Vetëm pasi krerët e antimafias në Itali u detyruan të bëjnë deklarata publike se droga që vinte nga bregu tjetër i Adriatikut qe disafishuar, vetëm pasi shtypi ndërkombëtar u bind të tregonte të vërtetën, vetëm pasi shërbimet sekrete i lanë mbi tryezë dosjen e Tahirit dhe të krerëve të policisë që u shkarkaun njëri pas tjetrit, pas katër vitesh mashtrime, Rama u detyrua të pranojë se hashashi nuk qe një shpikje imagjinare, por një betejë që duhej ta niste. Madje ai shkoi aq larg sa në fajalimin e programit të qeverisë falenderoi edhe opozitën që i kishte hapur sytë të shikonte këtë fenomen.

Me këtë ai vërtetoi përfundimisht se kishte gënjyer për katër vite me radhë, i ndërgjegjshëm dhe me qëllim. Po të shikohet nga perspektiva e sotme, të gjitha alibitë e tij kanë rënë. Të gjitha mashtrimet që ka artikuluar në publik kanë zgjatur vetëm pak ditë, sepse gjithnjë i ka zhvleftësuar një fakt i dalë më vonë.
Prandaj, për të kuptuar se sa ka ditur Edi Rama për përfshirjen e njerëzve të tij më të zgjedhur në trafikun e drogës, nuk ka nevojë të bëhet debati për deklasifikimin e dokumenteve sekrete. Nuk ka nevojë që ish presidenti apo pasardhësi të na zbardhin të vërteta.

Këtë mund ta bëjë çdo gazetar i thjeshtë duke hapur arkivën filmike të redaksisë ku punon. Madje këtë mund ta bëjë edhe çdo qytetar i zakonshëm. Mjafton të kërkojë në You Tube me fjalët “Rama” dhe “Drogë”. Aty do të shohë se sa herë ka pasur një denoncim, kryeministri gjithnjë ka shpërthyer me anatemime për lajmësin dhe ka prodhuar një alibi për trafikanët.

©Lapsi.al



5 Comments

  1. Andi, e qarte analiza. Por tifozet e komunizmit edhe po te hane nje k.. ne by…, do te thone se eshte kastravec qe iu ka hyre pa dashje. Keta e votojne Ramen e shoket.

  2. ENVERI JU IPTE BAR;MISH MACE E QENI SE BASHKU ME KRISTAQIN E SPIRO KOLEKEN E KETA NE KOR:PARTI ENVER O SA MIR PO NA DHJER.TASH RAMA JU JEP LESH NEXHMIJE NE BREK XHELILI ME KOAIN BALILI E KANABIS SAJMIR HABIL TAHIRI E QELBESIRAT PRAP NE KOR;parti edvi o sa mir po na dhin:perpara ridhjerjaaaaaaaaaaaAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA.

  3. Eh c’fare pastaj,ja Rama ka drogen,Saliu ka municionet dhe pronat,Basha ka rruget,Meta ka nga te gjitha,Nano ka akoma (prandaj banon ne Vjene).Ne votojme per te gjithe keta plehra,si te thuash ..muti im e ka ern me te mire se muti jot.

  4. Ky Italani qe erdhi ,na thote qe ju lumte,Eskobari e shiste heroinen ne Florida cdo dite ,pa asnje pengese sepse edhe CIA edhe FBI ishin ne rroge tek Eskobari.Edhe Italanet duan te hane ndonje krodhe.Ne Hollande eshte legale ,edhe ne Kanada po behet legale..ndoshta per 1 vit edhe ne europe behet legale,por Shqiperia eshte shitur tek te varferit qe u pasuruan per 24 ore,mendo Bankers se sa vjedh …..Tung

  5. Te nderuer analist propagandist shqupista ,nuk I beni asnje favor electoral shqupit duke vazhduar me mashtrime genjeshtra dhe sharje ndaj socialisteve. Kjo loje patjeter qe do risjelli humbjen e shqupit me 2019+2021. Ari duket qe eshte shume hiperaktiv se ngjala e metes I ka depertuar mire ne tule.??.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *