• |
ide | kryesore

Ministri italian i Brendshëm: Duhet të godasim trafikantët e drogës dhe të paprekshmit që i mbrojnë ata

Lajme, Të fundit



I pranishëm në pallatin e kongreseve sot, Ministri i Brendshëm italian Marco Minniti, ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm në kuadër të operacioneve kundër trafikut të lëndëve narkotike. Gjatë prezantimit të rezultateve të raportit të monitorimit nga ajri për vitin 2017, ministri italian theksoi se Shqipëria dhe Italia duhet të godasë trafikantët e drogës dhe “të paprekshmit”.

Ne duhet të godasim trafikantët, organizatat e mëdha të trafikut të drogës dhe të ashtuquajturit të paprekshëm, që i mbrojnë ata. Pasi në Shqipëri dhe Itali nuk ka të paprekshëm. Besoj se ky është një objektiv i rëndësishëm për realizimin e të cilit duhet të punojmë së bashku. Nga pikëpamja operative dhe shkencore, ky bashkëpunim mes dy vendeve tona, ka dhënë rezultatet të rëndësishme”, – tha ministri italian Minniti.

Nuk dihet për kë të paprekshëm e ka fjalën ministri italian, i cili nuk ka folur me emra, por në Shqipëri janë hedhur dyshime për zyrtarë të lartë të policisë si përfshirë në trafiqe droge, bile deri edhe tek vetë ish-ministri i Brendshëm i cili është nën hetim nga prokuroria e krimeve të rënda.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *