• |
ide | kryesore

Në 2017 Guarda di Finanza kapi 66% më shumë kanabis se vitin e kaluar

Lajme, Të fundit



Komandanti i Pergjithshëm i Guardia di Finanza, Gjeneral Xhorxhio Toski deklaroi se këtë vit u sekuestruan 33 ton kanabis, ose 66% më shumë se sasia e një viti më parë. Shifrat u bënë publike gjatë konferencës përmbyllëse të “Misionit të monitorimit ajror 2017 në luftën kundër kanabisit”.
Vitin e kaluar drejtuesit e Guardia di Finanza erdhën në Tiranë dhe thanë se ishte shkatërruar 99.8% e parcelave me kanabis dhe kjo shënonte një sukses, që nuk ishte arritur kurrë më parë.
Por ngarkesat me drogë që u shtuan këtë vit rrëzojnë jo vetëm raportet e Guardia di Finanza, por edhe propagandën e shfrenuar të Tahirit dhe Ramës, sipas të cilëve lufta kundër kanabisit ishte një histori suksesi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *