• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i fortë i Flamur Nokës: PD do të nisë në gjithë vendin ‘revolucionin popullor’ për rrëzimin e Ramës

Lajme, Të fundit



Duhet se Partia Demokratike ka të plan të nisë një aksion në mbarë vendin për të rrëzuar qeverinë Rama. Kështu ka bërë me dije Flumur noka, i cili shprehet se PD po organizohet që të nisë atë që kjo parti quan si revolucionin popullor demokratik me synimin të rrëzojë Edi Ramën si kryeministër.

I ftuar në emisionin “Debati” në Channel One të gazetarit Roland Qafoku, Noka tha se aktualisht strukturat e PD po përgatiten për të hartuar të gjithë planin e detajuar se si do të aplikohet ky revolucion me qëllimin rrëzimin e kësaj qeverie që sipas tij e ka kohën shumë të shkurtër.

Kapja e institucioneve shtetërore nga krimi, implikimi i qeverisë në trafikun e drogës, ekonomia në pikiatë, largimi masiv në emigracion dhe oligarkia financiare janë arsyet e mëdha që PD do të ngrihet në protesta masive që do të shndërrohen në revolucion.” – tha Noka.

Noka shtoi se PD ka mbështetjen e faktorit ndërkombëtar për të arritur në qëllimin final. Ai dha edhe një shifër të frikshme për numrin e personave që janë të lidhur me grupet kriminale.

Në Shqipëri aktualisht janë 5 mijë persona si pjesë e grupeve kriminale dhe klaneve mafioze dhe kjo nuk është kambanë alarmi por një arsye e madhe që ne duhet të kemi një qeveri antimafia dhe jo qeveri pro mafias. Ne nuk do djegim Shqipërinë, por do rrëzojmë Edi Ramën”, – shtroi ai.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *