• |
ide | kryesore

PD përgatitet për aksionin anti-qeveritar: Protesta deri në rrëzimin e …

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike do të përshkallëzojë qëndrimin e saj për rastin “Tahiri”. Nënkryetari Edi Paloka konfirmoi se opozita po përgatitet për protesta, qëllimi final i të cilave është rrëzimi i Edi Ramës.

“Nuk ka qenie mediokre apo inteligjente në Shqipëri të besojë që gjithçka e ka bërë Saimir Tahiri pa bekimin e Edi Ramës për këtë arsye jemi në këtë situatë, për këtë arsye PD kërkon rrëzimin e kësaj qeverisë dhe krijimin e një qeverie Antimafia. Sigurisht nuk presim që Edi Rama ta bëjë me vullnet te tillë, protestat janë një nga mënyrat që po përgatisim dhe do ta realizojmë. Nuk mund të them afate të përcaktuara se është një proces i tërë që po përgatisim së bashku me opozitën me qëllim që të ketë rezultat final” – shprehet Paloka për “News 24”.

Saimir Tahiri nuk do jetë i vetmi ish-zyrtar i lartë nën akuzë. Edi Paloka paralajmëron skandale të tjera për të tjerë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të qeverisë Rama. Për këtë të fundit, Paloka shprehet se të paktën duhet të kishte shkarkuar për të çuar para drejtësisë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako.

Paloka u shpreh se grupi parlamentar i PD-së është parimisht dakord për të propozuar heqjen e plotë të imunitetit të politikanëve, por, sipas tij, duhet kujdes pasi Edi Rama mund t’a përdorë këtë nismë ligjore për të goditur deputetët opozitarë.

“Specialistët tanë po shohin detajet teknike që pastaj të kemi nismë konkrete” – sqaron nënkryetari demokrat për “News 24”.

Paloka shprehet se opozita do të vazhdojë të braktisë komisionet parlamentarë. ©LAPSI.AL 



2 Comments

  1. Vazhdojne kata te PD pa minimumin e ideve per tu kthyer ne proteste. Me ke do ta bejne protesten? Me protestues nga rrethet se Tirana e tregoi gjate asaj cadre qesharake qe as do tja dije per protesta. Jepi Paloka mbushja mendjen ketij mileti per protesta se ne terezi e ke. Prape ne nivelin zero do te shkoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *