• |
ide | kryesore

“Saimir Tahiri ka një vit që ka blerë jaht 500 mijë euro, përdoret për transport droge”

Lajme, Të fundit
berisha-dhe-tahiri.jpg



Ish-kryeministri Berisha ka bërë publik një tjetër denoncim ditën e sotme. Me anë të një mesazhi të një qytetari dixhital Berisha në profilin e Facebook shkruan se ish-ministri Saimir Tahiri nuk ka vetëm gomone, por prej një vit ka blerë edhe një jaht luksoz nga trafikantët.

Në mesazhin e publikuar nga Berisha shkruhet se Tahiri e ka lënë në Durrës këtë jaht, nën kujdesin e Vangjush Dakos. Nderkohë që ish-kryeministri i bën thirrje prokurorisë të hetojë.

“Sajmir Tahiri kishte dhe jaht te blere nga trafikantet! E mirembante narko-policia e Durresit!
I bej thirrje prokurorise te hetoje per kete akuze te bazuar te qytetarit dixhital. sb
Doktor Berisha, ajo qe thua per gomonen e Saimir Tahirit s’esht asgjo. Sajmja ka mbi nje vit qe ka ble jaht ultra qe pa frik ka kushtu 500-600 mije euro. Ia kan ble ushtaret e vet qe ka te Kufiri ne Durres dhe te tjere qe jan edhe ushtaret e Gjushit. Kane shti paret dhe ja kan ble ne Mal te Zi thuhet. Jahti megjithse nuk e kishte ne emer te tije rrinte te Kalata Zero e portit ne Durres, aty ku rrijne vetem skafet e policise dhe anijet e Mimit. Me ate Sajmiri ka pas dal edhe vet jasht vendit thojne, por kushurijt e perdornin regullisht per transport droge. Sa e nxorri Basha foton e jahtit, e hoqen menjeher me trajl, noten per gjith noten. Me siguri esht filmu e gjitha nga kamerat, po qe se si kan fshi.” – shkruan ndër të tjera Berisha.

 



1 Comment

  1. Po ky doktori per cfar e ka vene ne ate detyre ate kukuth prokuror? Ate merhum . Dhe ben sikur po i dhimset populli doktori. Ai po i ben sherbimin me te mire qe mund ti behej nje qeverie ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *