Shkupi është tronditur nga të shtënat e armëve mbrëmjen e kësaj të premteje, si pasojë e të cilave mësohet se ka ngelur i plagosur rëndë një futbollist maqedonas, Martin Janushev.
Incidenti i armatosur thuhet të ketë ndodhur në rrugën “Vladimir Komarov”, në komunën e Aerodromit, periferi e Shkupit.
Agjencia zyrtare maqedonase e lajmeve “MIA” njofton se shënjestra është qëlluar me 4-5 plumba në kokë dhe qafë.
Kalimtarë të rastit të ndodhur në vendngjarje thonë se e kanë marrë atë në një automjet privat, por pa saktësuar nëse e kanë transportuar për në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forca të shumta policie. Mësohet agresori është larguar nga vendi i ngjarjes, por duke lënë armën në vendin e krimit.
Tronditet Shkupi/ Qëllohet me 5 plumba futbollisti (VIDEO)
Lajme, Të fundit

skenar UDB-je, prisni kur te akuzojnë shqipetaret. duan ta destailizojne maqedonin nepermjet perplasjeve etnike. skenaret nuk kane fund deri sa te realizojne goditjen perfundimtare ndaj shqipetarve